Sulmon profesor Burjani: Servilët e Ramushit ministra në kabinetin e ri qeveritar

  • 01 May 2020 - 15:29
Sulmon profesor Burjani: Servilët e Ramushit ministra në kabinetin e ri qeveritar

Analisti politik dhe profesori i së drejtës blerim Burjani, ka dhënë vlerësim negativ për emrat e ministrave të cilët do ta përbëjnë kabinetin e ri qeveritar nga koalicioni në pritje LDK-AAK-NISMA-AKR, duke u përqendruar sidomos në politikën e jashtme dhe në drejtësi, dy ministri që do të drejtohen nga AAK-ja. Burjani thotë se edhe në këtë përbërje po zënë vend servilët anonimusa dhe jo profesionistë.

Image
Blerim Burjani

“Ramushi i propozoj ministra servilët e tij, këshilltarët e tij që kurrë si ka dëgjuar se çka thonë, madje as që i ka interesuar fare, të cilët kanë mbajt fletore takimi, njerëz këta edhe pa biografi dhe pa kompetencë. Po të jesh sot ministër i MPJ duhet të jetë një personalitet i shquar publik së paku edhe ndërkombëtar, njeri me kredibilitet dhe vlerë ndikimi në politikën ndërkombëtare, pra duhet të ketë shumë edhe miq ndërkombëtar, njerëz të njohur e diplomat,thotë profesor Blerim Burjani.

 

Pra para tyre duhet të prezantosh një vlerë të shtuar diplomatike ndërkombëtare. Kjo është tallje me diplomaci dhe me integritetin diplomatik dhe profesional. Kreu i diplomacisë do të thotë kreu i politikës shtetërore, pra ti je njohës i mrekullishëm i rrethanave ndërkombëtare dhe pozicionin e shtetit tënd duhet të dish si ta mbash në krahasim me shtetet tjera.

Për kësi ministrash ti mundë ti gjesh edhe në mëhallë, pra nuk ka kredibilitet. Mnistri i Drejtësisë është shtylla e rendit juridik të shtetit, pra kërkohet të jesh njohës i mirë i funksionimit të drejtësisë, të jesh i gatshëm dhe të kesh vizion së paku se si do të ndryshosh gjendjen në drejtësi, kuptohet përmes ligjeve që duhet të nxirren në Kuvend”.

(Kosova Sot Online)