U gjobitën pasi që festuan në hotelin italian përpara kthimit, mjekët shqiptarë bëjnë gjestin e papritur

  • 01 May 2020 - 16:03
U gjobitën pasi që festuan në hotelin italian përpara kthimit, mjekët shqiptarë bëjnë gjestin e papritur

Nga heronj të përshëndetur nga institucionet me të gjitha nderimet, mjekët shqiptarë u gjobitën pasi shkelën rregullin për ndalimin e festimeve për shkak të situatës së Covid-19.

Media italiane “Bresciaoggi”, raporton se para largimit është kërkuar falje prej tyre:

"Për fat të keq, në hotelin ku po qëndronim në Brescia, e lamë veten të tërhiqeshim nga ekzaltimi për punën e bërë dhe për faktin se rezultuam negativ nga tamponi i dytë që bëmë, i cili nuk do të na pengojë të vazhdojmë punën tonë, pa e kuptuar që çoi në shqetësimin e të tjerëve. Duke pranuar që policia kreu vetëm detyrën e saj, sinqerisht pendohemi për atë që ndodhi dhe i dërguam një shpjegim me shkrim gjendjes së veçantë emocionale në të cilën ndodheshim, me shpresën se arsyetimet tona do të pranohen nga autoritetet italiane ".

10 mjekët shqiptarë që u gjobitën me 500 euro të mërkurën në mbrëmje, sepse po festonin në një dhomë hoteli fundin e misionit, me muzikë dhe alkool.

(Kosova Sot Online)