Koronavirusi në Itali: 269 viktima në 24 orët e fundit

  • 01 May 2020 - 18:50
 Koronavirusi në Itali: 269 viktima në 24 orët e fundit

Kurba e pandemisë në Itali vazhdon trendin pozitiv dhe pse numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 viktima dhe 1965 raste të reja.

Ndërkohë është ulur numri aktual i personave të infektuar në 100,843.

Deri më sot pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali 28,236 viktima dhe 207,428 te infektuar.

Në strukturat spitalore të dhënat vijnë drejt përmirësimit ditë pas dite.

Në 24 orët e fundit në repartet e terapisë intensive janë shënuar 116 pacientë më pak dhe janë 2,304 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në regjim spitalor regjistrohen 580 pacientë më pak dhe numri i tyre ka zbritur në 17,569.

Në Itali në repartet intensive janë 116 pacientë më pak. Numri aktual i tyre është 1,578.

Në strukturat spitalore janë regjistruar 580 pacientë ndërsa numri aktual i tyre është 17,569.

Në Itali janë kryer deri më sot 2,053, 425 tampone.

(Kosova Sot Online)