Shqetësime të shumta në sektorin privat, rreth 100 mijë punëtorë mbesin pa punë

  • 01 May 2020 - 20:30
 Shqetësime të shumta në sektorin privat, rreth 100 mijë punëtorë mbesin pa punë

Ka kohë që janë mbyllur. Si pasojë e përhapjes së virusit korona, restaurantet, kafiteritë e të gjitha hoteleve u është ndaluar veprimtaria.

Këto janë njëkohësisht edhe sektori më i prekur nga masat që morri qeveria ndaj Covid 19.

Kryetari i shoqatës së hotelierëve, Visar Demolli thotë se gjendja e tyre është mjaft shqetësuese.

Ndërkohë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten publikoi 3 fazat e planifikuara për kthimin e normalitetit.

Por, sipas shoqatës së hotelierëve ky veprim do të ishte më mire të rishqyrtohet, pasi humbjet në këtë sektor janë të mëdha.

E duket që përhapja e koronavirusit në vend ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Kosovës.

Ndonëse kushtet e punëtorëve privat nuk ishin të mira as në vitet paraprake, kryetari i sindikatës së pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi, thotë se gjendja nuk ka qenë asnjëherë me keq për shkak të pandemisë.

Sipas Azemit, pritet që rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat të mbesin pa vendin e tyre të punës.

Ndërkohë këtë të premte u shënua dita e punëtorëve, që festohet çdo vit me 1 maj.

(Kosova Sot Online)