Pas vendimeve të Kushtetueses, PDK’ja paralajmëron konferencë

  • 01 May 2020 - 20:59
 Pas vendimeve të Kushtetueses, PDK’ja paralajmëron konferencë

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese sot po ashtu e ka shqyrtuar lëndën e Uran Ismailit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me katër vendime të Ministrisë së Shëndetësisë. Kushtetuesja dy prej tyre i ka shpallur të vlefshme dhe dy të tjera të pavlefshme.

“PDK mban sonte konferencë të jashtëzakonshme për media ora 21:15

Partia Demokratike e Kosovës, mban sonte (e premte) 1 maj 2020, Konferencë të jashtëzakonshme për media.

Vendi: Selia e PDK Koha: 21:15 Jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)