“Janë njerëz të mirë”, Trump mbështet qytetarët e armatosur që protestojnë kundër guvernatorit demokrat

  • 01 May 2020 - 21:32
 “Janë njerëz të mirë”, Trump mbështet qytetarët e armatosur që protestojnë kundër guvernatorit demokrat

Presidenti Donald Trump mbështet protestuesit e Michiganit, të cilët kanë dalë të protestojnë, disa prej tyre edhe të armatosur dhe me jelekë antiplumb, për masat e vendosura ndaj koronavirusit nga Guvernatori Demokratik Gretchen Whitmer.

“Guvernatori i Miçiganit duhet të heqë dorë nga disa masa dhe të shuajë zjarrin”- ka thënë Donald Trump në mesazhin e tij në Twitter, duke iu drejtuar guvernatorit.

“Këta janë njerëz shumë të mirë, por janë të zemëruar. Ata kërkojnë t’u kthehet jeta e tyre në mënyrë të sigurt. Takoji ata, diskuto, bëj marrveshje”-vijon më tej Trump.

Presidenti i SHBA-së është shprehur i shqetësuar për mbërritjen e një goditje të madhe të papunësisë në vend. Ai inkurajoi guvernatorët të lehtësojnë kufizimet e përcaktuara.

Ditën e djeshme qindra protestues, shumë prej të cilëve të armatosur rëndë, hynë në selinë e guvernatores demokrate Gretchen Ëhitmer për të kundërshtuar me forcë urdhërin e saj për zgjatjen e karantinës së koronavirusit me dy javë të tjera, deri në 15 maj.

(Kosova Sot Online)