Politologu e vlerëson me notë të dobët Qeverinë e LAN-it: Hoti Kryeministër nominalisht, pa kompetenca për të vendosur

  • 02 May 2020 - 07:43
Politologu e vlerëson me notë të dobët Qeverinë e LAN-it: Hoti Kryeministër nominalisht, pa kompetenca për të vendosur

Qeveria e rrugëve anësore do të merret me rrugët anësore, por jo edhe me esencën e qeverisjes për të cilën ka nevojë qytetari dhe Republika e Kosovës. Kryeministri i Qeverisë së rrugëve anësore ka hendikepe që në nisje, dhe rrjedhimisht edhe nuk duhet pritur se mund krijojë as stabilitet politik as ndonjë perspektiv që mund të theksohej për vendin e qytetarin. Republika e Kosovës ka pasur nevojë, pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë së dal nga zgjedhje e tetorit të vitit të kaluar, për një proces zgjedhor të ri, e i cili do të prodhonte një Qeveri të re. Çdo gjë tjetër është vetëm stagnim politik, ekonomik, diplomatik e i çfarëdo qofshim për Republikën e Kosovës”, thotë analisti politik Albinot Maloku.

Politologu Albinot Maloku, duke parë marrëveshjen e arritur për koalicion Qeverisës mes LDK-së dhe partnerëve të saj të rinj për bashkëqeverisje, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, nuk pret vazhdim të qeverisjes stabile dhe afatgjatë në vend. Aq më tepër ai vlerëson se kjo Qeveri e re edhe nëse do të bëhet, do të ketë një kryeministër pa autoritet vendim marrës, të kontrolluar dhe dirigjuar kryekëput nga partitë politike në koalicion, ku secila parti do ti kontrollon dhe vendosë për ministrat e vetë. E vendimi i kryeministrit do të jetë vetëm formal, varësisht si e dirigjojnë politikat anësore.

Image
Albinot Maloku

“Kandidati për kryeministër Avdulla Hoti, i Qeverisë së rrugëve anësore, nominalisht si kryeministër, nuk do të ketë asnjë fuqi prej vendosësi të Qeverisë së tij. Ai do të jetë nominalisht kryeministër por pa as edhe një kompetencë për të vendosur diçka pa bekimin e të gjitha partive të cilat do t’i bashkohen rrugëtimit të tij politik të krijuar në krijuar në këtë gjendje pandemie nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Qeveria e rrugëve anësore do të merret me rrugët anësore, por jo edhe me esencën e qeverisjes për të cilën ka nevojë qytetari dhe Republika e Kosovës. Kryeministri i Qeverisë së rrugëve anësore ka hendikepe që në nisje, dhe rrjedhimisht edhe nuk duhet pritur se mund krijojë as stabilitet politik as ndonjë perspektiv që mund të theksohej për vendin e qytetarin. Republika e Kosovës ka pasur nevojë, pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë së dal nga zgjedhje e tetorit të vitit të kaluar, për një proces zgjedhor të ri, e i cili do të prodhonte një Qeveri të re. Çdo gjë tjetër është vetëm stagnim politik, ekonomik, diplomatik e i çfarëdo qofshim për Republikën e Kosovës”, thotë analisti politik Albinot Maloku.

(Kosova Sot Online)