Godet analisti : Pushtetin po e marrin vjedhësit, politika e jashtme nuk është prioritet

  • 02 May 2020 - 07:55
Godet analisti : Pushtetin po e marrin vjedhësit, politika e jashtme nuk është prioritet

Politika e jashtme, respektivisht ndërtimi profesional i MPJ-së, edhe nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, AKR, sipas analistit politik Faik Krasniqi, nuk do të ketë përmirësim në funksion të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës lotimit për sigurim të njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kjo për faktin se edhe në këtë ndryshim të qeverisjes pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, në krye të MPJ-së nuk është propozuar kandidati me përvojë dhe karrierë profesionale që e kërkon fusha e diplomacisë.

Image
Faik Krasniqi

“Ministria e Jashtme kurrë s'ka qenë prioritet për partitë politike, sepse ata synojnë ministri ku ka para, dhe jo ministri ku s'ka tenderë. Prej shpalljes së pavarësisë kemi pasur ministra jo serioz në këtë ministri. Por kjo nuk do të thotë që edhe ministritë e tjera kanë pasur njerëz adekuat në ato ministri. Pasojat do t'i vuajmë sepse po kthehen hajnat dhe zhvatësit e vjetër, dhe jo njerëzit që do të emërohen ministra. Po kthehen partitë që këtë vend e kanë vjedhur dhe e kanë zhvatë sa kanë mundur. Kurse qytetarët i kanë lënë pa shpresë, të cilët mezi presin të ikin nga ky vend. Kjo tregon çfarë i kanë bërë këtij vendi këta horra që po synojnë të rikthehen prapë në pushtet”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)