E thotë Haziri:Me votat e kontrabanduara të AKR-së dhe Listës serbe po vjen koalicioni i territ

  • 02 May 2020 - 08:06
E thotë Haziri:Me votat e kontrabanduara të AKR-së dhe Listës serbe po vjen koalicioni i territ

“ Koalicioni në përbërje të gjysmës së LDK-së, AAK-së, Nisma-s dhe AKR-së, përfshi edhe pakicat do të merr formë konkrete, pasi ky partneriteti i tyre është rezultat i interesave të ngushta, interesave që prodhojnë regresivitet dhe vazhdimësi të mendësisë korruptive. Kjo është pika ku ata gjejnë përbashkim, njëkohësisht pjesë e këtij skenari të ri dhe antidemokratik do të jetë me gjasë edhe zgjedhja e Hashimit si president edhe për një mandat. Kështu edhe sikur sigurohet e ardhmja e tyre politike, e ardhmja e tyre e cila s’mund pothuaj të ketë edhe aq minimizime sa do të kishte po të mos ishte si në krye të shtetit. Edhe sikur të mos përfshihej Pacolli në qeverisje, konsideroj se kompozimin e qeverisë do ta ndihmonte edhe PDK-ja, gjithnjë në heshtje, pasi kjo qeveri edhe asaj i leverdisë, gjithnjë duke mos ua trazuar ujërat politikë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë vështirësitë në të cilat ka hasur LDK-ja për të gjetur mbështetje në krijimin e Qeveris pas prishjes së koalicionit me VV-n, dhe pozicionimin e saj për koalicion me AAK-NISMA- AKR e minoritetet, analistët politik kanë konstatua se kjo krijesë e re qeveritare, kundër kushtetuese, do të jetë një Qeveri tepër e dobët dhe kushtëzuar në vazhdimësi me shantazhe nga Lista serbe dhe egoja e madhe për shumë pushtet nga partitë e vogla politike që do të jenë pjesë e këtij koalicioni. Politologu Arsim Haziri thotë për “Kosova Sot Online” se edhe në Koalicionin kundër kushtetuese LDK-AAK- NISMA, roli i Behxhet Pacollit dhe i Listës Serbe, do të jenë vendimtar me votën e tyre për sigurimin shumicës së mjaftueshëm të thjeshtë të votave në Kuvend me rastin procedimit të e votimit të Qeverisë së LDK- me kryeministër Avdullah Hoti, pasi që PDK-ja është pozicionuar kundër votimit, dhe tash e ka ndryshuar qëndrimin, kërkon zgjedhje të reja pas kalimit të pandemisë me koronavirusin. Prandaj Haziri thotë se edhe kjo Qeveri do të jetë tepër jetëshkurtër sepse po krijohet nga egoja e madhe për pushtet dhe për pazaret me Serbinë, e për asgjë tjetër që do të ishte në interes të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies qytetare.

Image
Arsim Haziri

“Koalicioni i territ dhe kontrabandimit konsideroj se do të bëhet, pasi fillimisht iu është kuptuar e bërë fundi pastaj iu është dhënë fillimi, pra për të mos dështuar. Kjo qasje dhe kjo metodë ka qenë qysh kohë e menduar, ndoshta edhe e shkruar, por është konkretizuar e projektuar si ide, me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Isa Mustafa, i dëgjuari besnik i Hashim Thaçit, përpos që është tmerruar e tronditur nga ky fakt, ai është “sëmurë” pothuaj edhe me rritjen e madhe të Vjosës, rritje e cila po e minimizonte jashtëzakonisht në parti e elektorat atë dhe klikën e tij prej të vjetërve”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”. Ai madje thotë se këtë koalicion, Isa Mustafa po arrin ta bëjë me qarje të thella që ka nga brenda, nja struktura e re politike që përfaqësohet në LDK, prandaj nuk do të jetë shpresëdhënës e aq më pak jetëgjatë.

“ Koalicioni në përbërje të gjysmës së LDK-së, AAK-së, Nisma-s dhe AKR-së, përfshi edhe pakicat do të merr formë konkrete, pasi ky partneriteti i tyre është rezultat i interesave të ngushta, interesave që prodhojnë regresivitet dhe vazhdimësi të mendësisë korruptive. Kjo është pika ku ata gjejnë përbashkim, njëkohësisht pjesë e këtij skenari të ri dhe antidemokratik do të jetë me gjasë edhe zgjedhja e Hashimit si president edhe për një mandat. Kështu edhe sikur sigurohet e ardhmja e tyre politike, e ardhmja e tyre e cila s’mund pothuaj të ketë edhe aq minimizime sa do të kishte po të mos ishte si në krye të shtetit. Edhe sikur të mos përfshihej Pacolli në qeverisje, konsideroj se kompozimin e qeverisë do ta ndihmonte edhe PDK-ja, gjithnjë në heshtje, pasi kjo qeveri edhe asaj i leverdisë, gjithnjë duke mos ua trazuar ujërat politikë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”. Për më tepër ai ka thënë se ishte akoma më skandaloze dhe abuzim me pushtetin dhe legjitimitetin e votës qytetare, kërkesa këmbëngulëse e Behxhet Pacollit që të ateron me aeroplan Privat në Prishtinë dhe të mos iu nënshtrohet fare rregullave të përcaktuara për pandeminë e koronavisusit. “Aterrimi i Behxhetit do duhej të përcillej me rregulla dhe assesi të mos i mundësohet të bëjë veprime të cila shpërfillin institucionet përkatëse të republikës sonë. Nuk duhet asnjëherë të krijohen praktika të tilla, të cilat krijojnë pabarazi sociale duke krijuar edhe një lloj hendeku në mes qytetarëve dhe zyrtarëve institucional. Shteti është pse siguron e detyron aplikimin barazisë për të gjithë, pa krijuar përshtypje për anashkalime të selektive. Kjo qeveri do të bëhet, pasi edhe ashtu është nisur, pra për t’u bërë, në të kundërtën që unë nuk besoj, do të ndëshkohej nga elektorati si për shkarkimin e saj ashtu edhe për mos bërjen e saj. Ky diskurs publik shpërndan detyrime, por qeverisja në këtë kohë e pa mbështetje publike të verifikuar, do të prodhojnë çdo gjë përveç qeverisjes së mirë. Kështu nuk e ka demokracia”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).