Doli me babanë për të gjuajtur gjela deti, vritet djaloshi 11-vjeçar amerikan

  • 02 May 2020 - 09:47
 Doli me babanë për të gjuajtur gjela deti, vritet djaloshi 11-vjeçar amerikan

Një djalë 11-vjeçar është qëlluar për vdekje përderisa kishte dalë për gjah me babanë e vet në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Policisë në rajonin Jefferson njoftoi se viktima u vra përderisa ishte duke marrë pjesë në gjah me babanë e vet dhe dy persona të tjerë.

Grupi prej katër personave kishte dalë për gjah të premten në mëngjes afër rrugës “Cedar Mountain”, shkruan “Daily Mail”.

Ekipet mjekësore ishin thirrur për të shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk arritën ta shpëtojnë djaloshin. Identiteti i tij dhe i babait të tij nuk është publikuar, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar incidentin.

(Kosova Sot Online)