Avokati amerikan vishet si “engjulli i vdekjes” për të protestuar kundër hapjes së plazheve

  • 02 May 2020 - 10:12
Avokati amerikan vishet si “engjulli i vdekjes” për të protestuar kundër hapjes së plazheve

Një avokat në Florida të Shteteve të Bashkuara është veshur si “engjulli i vdekjes” për të protestuar kundër rihpajes së plazheve në kohnë e koronavirusit. Me kostumin e frikshëm, ai u paraqit drejtpërdrejt nga plazhi në televizion për ta dhënë mesazhin e tij.

Avokati 47-vjeçar, Daniel Uhlfelder, protestoi në këtë mënyrë kundër hapjes së plazheve në rajonin Walton për shkak të numrit të madh të rasteve të koronavirusit.

“Jam këtu sot që të bëj ta bëj të qartë mendimin tim se është papjekuri të rihapen plazhet tona. Unë jam përkrahës i madh i plazheve publike dhe kam luftuar për to me vite të tëra, por mendoj se ardhja e të gjithë njerëzve këtu do ta përhapë virusin dhe do ta zgjasë rimëkëmbjen që e kemi”, tha ai.

Ky avokat në muajin mars e kishte paditur guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, për mosmbylljen e plotë të plazheve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Mënyra e veçantë e protestës i erdhi në mendje pasi shteti vendosi t’i lehtësojë masat e izolimit. Plazhet në Jacksonville u rihapën më 17 prill, ndërsa në Brevard më 21 prill, duke nxitur turma të mëdha të njerëzve.

(Kosova Sot Online)