“Skuadra e Kënaqësisë” e Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” pushtetarët e Koresë së Veriut

  • 02 May 2020 - 10:49
 “Skuadra e Kënaqësisë” e Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” pushtetarët e Koresë së Veriut

“Kur KIM Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një president të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një shkëputje nga e shkuara e errët e kombit”, shkruan “The Sun”.

Megjithatë, tre vite para se të takohej me Donald Trump-in në 2018-n, ai do të ringjallte një nga traditat më shokuese të regjimit të tij – “Skuadrën e Kënaqësisë”, krijuar me “argëtuese sekrete seksi”,  krijuar për herë të parë nga gjyshi i tij.

Vendndodhja e Kim-it aktualisht nuk dihet, duke shkaktuar zëra sa i takon shëndetit të diktatorit brutal, pasi ai u zhduk nga jeta publike tre javë më parë. Disa madje shprehen që ai ka ndërruar jetë – por shërbimet e huaja të inteligjencës mendojnë se Kim po strehohet nga pandemia e koronavirusit në një kompleks të sigurt luksoz.

Por ndalemi pak brenda mureve tepër të mbrojtura të pallateve të tij, ku gjendet “Skuadra e Kënaqësisë”, e cila argëton zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.

Haremi prej 2.000 personash thuhet se është krijuar për të kënduar dhe kërcyer për elitën e kombit – por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme.

Është shqetësues fakti se disa anëtare të “Skuadrës së Kënaqësisë” thuhet se janë në moshën 13-vjeçare, të marra direkt nga shkolla.

“Vajzat duhet të bëjnë kontrolle mjekësore për të provuar se janë të virgjëra, përpara se të mund të bashkohen”, shkruan “The Sun”.

(Kosova Sot Online)