Ja kush e thotë: Me Kryeministër kukull koalicioni LDK-AAK-NISMA-AKR nuk garanton stabilitet qeveritar

  • 02 May 2020 - 18:55
Ja kush e thotë: Me Kryeministër kukull koalicioni LDK-AAK-NISMA-AKR nuk garanton stabilitet qeveritar

“Andaj ky koalicion nuk garanton stabilitet qeveritar edhe për faktin se përballë do të ketë një opozitë të fortë siç do të jetë LVV-ja në njërën anë, dhe në anën tjetër PDK-ja e cila kurdo që do ta shohë apo vlerësoj momentumin e saj do ti ngritë mocion mosbesimi Qeverisë Hoti për ta rrëzuar. Gjithsesi qeveria Hoti, mendoj se do të ketë një mandate të shkurtër, më së gjati deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm ku së bashku me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Image

“Ka disa faktor që kryeministri të mos jetë njeri autoritativ apo i fuqishëm në qeverinë të cilën e udhëheq, dhe kjo vije si rezultat edhe i sistemit zgjedhor në Kosovë i cili prodhon një fitues relativ që duhet patjetër edhe një partner apo më shumë për ta formuar një shumicë të thjeshtë parlamentare për ta formuar qeverinë që imponon një pazar politik në ndarje të kulaçit të pushtetit në mes partnerëve dhe natyrisht se kjo më pas zbehë funksionin e kryeministrit. Faktori tjetër janë vendet e garantuara për minoritet dhe trajtimi i tyre si kategori kushtetuese dhe hisedarë për formimin e qeverisë.

Ndërsa kur është fjala për qeverinë në formim nga koalicioni LDK-AAK-NISMA-AKR, që vjen pas një krize politike dhe institucionale si pasojë e mocionit ndaj Qeverisë Kurti dhe në këtë paqartësi kushtetuese, që është edhe një koalicion zori, roli i kryeministrit në këtë kombinatorikë politike, do të jetë akoma më i zbehtë dhe i pafuqishëm që pamundëson një qeverisje të drejtë dhe efektive me vendim marrje të duhur në kohën e duhur për shkak interesave të ndryshme që kanë partnerët e koalicionit, sidomos në raport me partitë e ish-koalicionit PAN, dhe kjo pak a shumë i përngjanë Qeverisë së ish-kryeministrit Haradinaj, ku kishim në fakt më shumë se një kryeministër, ku së cili kryetar i partisë që ishte partner në koalicion ishte në një farë forme edhe kryeministër”, thotë Nexhat Haziri.

“Andaj ky koalicion nuk garanton stabilitet qeveritar edhe për faktin se përballë do të ketë një opozitë të fortë siç do të jetë LVV-ja në njërën anë, dhe në anën tjetër PDK-ja e cila kurdo që do ta shohë apo vlerësoj momentumin e saj do ti ngritë mocion mosbesimi Qeverisë Hoti për ta rrëzuar. Gjithsesi qeveria Hoti, mendoj se do të ketë një mandat të shkurtër, më së gjati deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm ku së bashku me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)