23 vjeçari që ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë në Prizren, është vëllai i këngëtarit të njohur kosovar

  • 02 May 2020 - 13:25
23 vjeçari që ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë në Prizren, është vëllai i këngëtarit të njohur kosovar

Të premten Mendim Kurtishi, 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga një sulm me thikë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, këngëtari Tafil Kurtishi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Në postimin e tij, Tafil ka publikuar fotografin e të vëllait, kurse në mbishkrimin e saj ka shkruar se ai ka humbur jetë tragjikisht.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 14:30.

(Kosova Sot Online)