Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, dyshohet për një viktimë

  • 02 May 2020 - 14:02
 Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, dyshohet për një viktimë

Në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit ka ndodhur një aksident i rëndë dhe dyshohet për një viktimë.

Si pasojë e aksidentit njëra nga veturat ka përfunduar poshtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, dhe Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)