PDK: Kurti të heq dorë nga kërcënimet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese

  • 02 May 2020 - 16:15
 PDK: Kurti të heq dorë nga kërcënimet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur praktikë të rrezikshme të VV’së presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

PDK’ja përmes një komunikate për media ka thënë se e dënon ashpër kërcënimin e Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër kërcëninin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatën Kushtetuese. Letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cënim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

PDK i ka bërë thirrje Kurtit që të heq dorë nga presionet, sulmet dhe kërcënimet.

“Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe  të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur”, thuhet në reagimin e PDK’së.

(Kosova Sot Online)