Çfarë kuptimi fshihet pas emrit të djalit të Boris Johnson?

  • 02 May 2020 - 16:54
Çfarë kuptimi fshihet pas emrit të djalit të Boris Johnson?

Të mërkurën, partnerja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, solli në jetë djalin e tyre të parë dhe të pestin për kryeministrin. Ndërsa sot, e fejuara e tij Carrie Symonds, i ka prezantuar të gjithë me djalin e tyre të porsalindur.

Vogëlushi është pagëzuar me emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Emri i mesit Nicholas iu vu në nder të doktorëve që shpëtuan jetën e kryeministrit nga koronavirusi. Boris ishte në terapi intensive për disa ditë për shkak të virusit, pasi gjendja e tij u rëndua shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, megjithatë tani ai gëzon shëndet të plotë.

Image

(Kosova Sot Online)