Deputetja e AAK’së thotë se Arben Vitia liroi nga karantina aktivistët e VV-së

  • 02 May 2020 - 16:54
 Deputetja e AAK’së thotë se Arben Vitia liroi nga karantina aktivistët e VV-së

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka liruar nga karantina disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Kadriaj ka thënë se ligji duhet të respektohet nga të gjithë, derisa ka kërkuar nga Vitia që të përgjigjet për këtë rast.

“Ministri i shëndetësis paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte. Tash le të pergjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)