Spitali në Itali mbyll pavijonin e të sëmurëve me COVID-19,lot gëzimi te mjekët

  • 02 May 2020 - 19:01
Spitali në Itali mbyll pavijonin e të sëmurëve me COVID-19,lot gëzimi te mjekët

Një lajm i mirë vjen nga spitali Maggiore në Parma: Salla 26, e përdorur për kujdesin e pacientëve me Covid-19, është mbyllur.

Një video, e xhiruar në departament dhe e publikuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i qytetit,  Federico Pizzarotti, tregon gëzimin dhe festën e mjekëve dhe infermierëve.

Leandra Giudice, infermierja që postoi videon, e marrë më pas nga kryetari i bashkisë, e shoqëroi atë me një shkrim: “Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më, Mos të binim në ankth dhe dhembje. Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën  pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!

 

Oggi chiude il padiglione 26 (Covid) all'ospedale di Parma. La forza e il cuore dei nostri ragazzi. Grazie di esserci, a tutti voië. Ce la faremo. (Grazie a Leandra per il video)

Publiée par Federico Pizzarotti sur Samedi 2 mai 2020

(Kosova Sot Online)