Deputetja Kadrijaj akuzon Haxhiun dhe Vitinë: Po merreni me trafikime testesh dhe njerëzish

  • 02 May 2020 - 20:47
Deputetja Kadrijaj akuzon Haxhiun dhe Vitinë: Po merreni me trafikime testesh dhe njerëzish

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka akuzuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, se po merren me me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish.

Akuzat e Kadrijajt vijnë pasi ministria e Shëndetësisë, në krye me Vitinë, ka paralajmëruar masa ligjore ndaj deputetes së AAK’së, Kadrijaj, e cila publikoi diagnozën dhe identitetin e personave që janë liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve.

Pas publikimit të një dokumenti me të cilin e akuzonte ministrin Vitia se i ka liruar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga masa e karantinimit, Kadrijaj ka thënë se do të vazhdojë të botojë edhe materiale tjera.

“Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish”, ka akuzuar Kadrijaj.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:

Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!

Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!

Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!

Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”:

vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra

e-maila

mesazhe personale që keni dërguar në:

Qendrën e Studentëve

Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës

dhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S’e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.

Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!

Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)

Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta.

Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Për këtë jam betuar si Mjeke!
Për këtë jam betuar si Deputate!

(Kosova Sot Online)