Fshati Topanicë në Kamenicë hiqet nga karantina

  • 02 May 2020 - 21:54
Fshati Topanicë në Kamenicë hiqet nga karantina

Nga karantina ka dal edhe fshati Topanicë  që ishte vatër e infeksionit me koronavirus në Kamenicë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, i cili i ka bërë thirrje banorëve që daljet t’i shfrytëzojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.

Postim i plotë i Kastratit:

Nga tash e tutje, Topanica lirohet nga karantina. Lus gjithsecilin prej jush që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzoni vetëm për dalje të domosdoshme.

Ulja e intesitetit të të infektuarve është diçka pozitive dhe shpresojmë që trendi i uljes të rritet edhe më shumë ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online)