Ky do të jetë moti në Kosovë të dielën

  • 02 May 2020 - 22:52
Ky do të jetë moti në Kosovë të dielën

Të dielën në vend do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat në disa pjesë të Dukagjinit do të sjellin riga lokale shiu, thekson IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

IHMK’ja njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

(Kosova Sot Online)