Holanda shënon 94 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • 02 May 2020 - 23:26
Holanda shënon 94 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Holanda është një tjetër shtet, i prekur nga pandemia e koronavirusit.

Në shtetin holandez, në orët e fundit janë shënuar 94 viktima nga Covid-19.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Holandë ka shkuar në 4987 individë.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Holandë ka shkuar në 40 236 persona, kurse të infektuarit në 24 orët e fundit janë 445 njerëz.

(Kosova Sot Online)