Vdes 26 vjeçari që kërceu nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve

  • 03 May 2020 - 19:29
Vdes 26 vjeçari që kërceu nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar se 26 vjeçari është dërguar në Emergjencë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti.

Sipas një dëshimtari që po qëndron i karantinuar, i njëjti person i gjinisë mashkull, ka kërcyer nga kati i 5-të.

Ndërsa ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë personin për ta dërguar në QKUK.

(Kosova Sot Online)