Veseli: Vdekja e të riut, përgjegjësi shtetërore

  • 03 May 2020 - 22:09
Veseli: Vdekja e të riut, përgjegjësi shtetërore

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes së një 26 vjeçari në konvikte, ku ishte karantinuar pas kthimit nga Gjermania. Ai ka kërkuar hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

“Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet”, shkroi Veseli në Facebook.

Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)