5 persona humbën jetën nga koronavirusi javën e kaluar në Kosovë

  • 04 May 2020 - 10:23
5 persona humbën jetën nga koronavirusi javën e kaluar në Kosovë

Vetëm në javën që lamë pas, nga data 26 prill deri më 2 maj, në Kosovë janë shënuar pesë viktima si pasojë e pandemisë Covid-19

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës me anë të publikimit të statistikave për javën e kaluar.

Kujtojmë se në Kosovë përveç pesë viktimave të regjistruara, gjatë kësaj jave ka pasur më shumë raste të shëruar se raste të reja të të infektuarve, ku janë shënuar 105 raste të reja dhe janë shëruar 195 pacientë.

Kosova deri tani numron 851 raste me COVID-19, me gjithsej 25 raste të vdekjes, ndërsa deri tani janë shëruar 381 pacientë.

(Kosova Sot Online)