E thotë eksperti i së drejtës: Gjykata Kushtetuese ta legjitimon verdiktin e popullit

  • 04 May 2020 - 13:18
E thotë eksperti i së drejtës: Gjykata Kushtetuese ta legjitimon verdiktin e popullit

“Partitë politike janë të detyruara që të njohin dhe t’i binden së pari verdiktit popullor zgjedhjeve, rezultatit të tyre të 6 Tetorit 2019, ku qeverisja i është besuar VETEVENDOSJES, dhe pa VV në qeverisje nuk ka pushtet legjitim. Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i bindet asnjë vullneti e presioni arbitrar politik si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Gjykata në vendim marrjen e saj duhet ta ketë parasysh mirë faktin se ajo nuk mundet të dalë mbi ligjin dhe mbi verdiktin popullor dhe nuk duhet të bëhet palë me vullnetin dhe dëshirimin e partive politike, as me Presidentin dhe as me ndonjë “këshillë” apo ndërhyrje të ndonjë ndërkombëtari”, thotë Skënder Kapiti.

Image
Skender Kapiti

Analisti politik dhe eksperti i së drejtës Skënder Kapiti, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi për kandidatin e LDK-së Avdullah Hotin, për kryeministër të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke i dhënë kështu mandatin partisë së dytë fituese të zgjedhjeve, siç është vlerësuar deri më tani, në kundërshtim me Kushtetutën. Kapiti pret që vendimi përfundimtar duhet të jetë profesional, i pa varur dhe i pa ndikuar, duke njohur dhe legjitimuar verdiktin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 6 qershorit 2019.

“Duke mos marrë në konsideratë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese në Kosovë pro apo kundër kërkesës së VETEVENDOSJES, ajo e cila ka rëndësi është fakti se ajo duke pezulluar përkohësisht deri në vendimmarrjen përfundimtare për shqyrtimin e mandatimit nga ana e Presidentit të Kosovës kandidaturën Hoti për kryeministër, Gjykata arriti që doli kundër dhe e pezulloi mandatimin, dekretin e Presidentit, pra nuk ishte subjektiviste të paktën deri më tani kështu duket, por kryesore është fakti se ajo nuk u “frikësua” nga matrapazllëqet, aventurizmat, presionet dhe as nuk u bë pjesë e pazareve të politikës dhe të politikanëve të fuqishëm dhe të “fortë”, të cilët fillimisht me grusht parlamentar rrëzuan Qeverinë legjitime Kurti. Dhe puçistët me në krye Mustafën dhe Thaçin vazhduan më tej me përpjekjet për të formuar një qeveri antidemokratike dhe joligjore, atë të humbësve të zgjedhjeve. Aventurierët injorantë nuk kursejnë asgjë për pushtetin. Ata u organizuan në një front të errët në një kohë krize pandemie, shfrytëzuan fatkeqësinë njerëzore të pandemisë për të rrëzuar një qeveri legjitime dhe për ta çuar vendin në rrëmujë konstitucionale dhe shoqërore. Kundër këtij aventurizmi anti demokraci, antishtet dhe anti ligj është shprehur opinioni intelektual dhe ai juridik dhe akademik jashtë institucional; është shprehur opinioni i gjerë kombëtar dhe ai politik e diplomatik ndërkombëtar, pasi nuk është aspak e vështirë por t’u konstatuar se në Kosovë forcat e errëta politike kryen një grusht shteti parlamentar. Si shembull po sjellim edhe rastin më të fundit, atë të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për çështjet politike siç është mandati pa frikë dhe pa favore, për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje”, thotë analisti Skënder Kapiti.

Pavarësisht se cili do që të jetë vendimi, Kapiti thotë se ai duhet të jetë i pa varur, i pa ndikuar dhe partitë politike janë të detyrueshme ta respektojnë atë, ti nënshtrohen dhe ta zbatojnë. “Partitë politike janë të detyruara që të njohin dhe t’i binden së pari verdiktit popullor zgjedhjeve, rezultatit të tyre të 6 Tetorit 2019, ku qeverisja i është besuar VETËVENDOSJES, dhe pa VV në qeverisje nuk ka pushtet legjitim. Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i bindet asnjë vullneti e presioni arbitrar politik si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Gjykata në vendim marrjen e saj duhet ta ketë parasysh mirë faktin se ajo nuk mundet të dalë mbi ligjin dhe mbi verdiktin popullor dhe nuk duhet të bëhet palë me vullnetin dhe dëshirimin e partive politike, as me Presidentin dhe as me ndonjë “këshillë” apo ndërhyrje të ndonjë ndërkombëtari”, thotë Skënder Kapiti.

(Kosova Sot Online)