OAK kërkon nga Kurti shqyrtimin e pozitës së Kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës

  • 04 May 2020 - 16:29
 OAK kërkon nga Kurti shqyrtimin e pozitës së Kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës

“Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së Ahmet Zejnullahut ndaj kërkesës tonë për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke marrë në konsideratë edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë”.

Kështu thuhet në komunikatën e OAK-ut drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Bujqësisë Besian Mustafa.

“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencioni Pyjor të Kosovës lidhur me kompensimin e qirasë prej 50 % sipas Pakos Emergjente Fiskale nga Ministria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bënte me informatat se a përfshihet në ketë kompensim edhe qiraja nga Agjencioni Pyjor i Kosovës”.

OAK thotë se ka kontaktuar zyrën e Agjencionit Pyjor të Kosovës të cilët i kanë lidhur direkt me Kryeshefin e APK-së Ahmet Zejnullahu.

“Përgjigja e z. Zejnullahu e shkurtër lidhur me pyetjen ka qenë se ai i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë, por ai deklaroi se “nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është dicka qe ju kushton shumë që t’i paguajnë”. Për Odën e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parsysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njejtë në kërkesen që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin, gurthyesit dhe blegtorisë”.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka deklaruar se në vazhdimësi ka pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e Ahmet Zejnullahut.

“OAK kërkon nga Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Bujqësisë që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjëshëm dhe arrogant si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qeraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie”.

(Kosova Sot Online)