Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri më 15 maj

  • 04 May 2020 - 16:43
 Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri më 15 maj

Gjermania do të zgjasë kontrollet kufitare të paraqitura për të frenuar përhapjen e virusit deri më 15 maj, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Zëdhënësi theksoi se masa është në përputhje me Komisionin Evropian dhe se Gjermania, e udhëhequr nga një frymë e përbashkët evropiane, nuk dëshiron të veprojë kundër saj, transmeton Reuters.

(Kosova Sot Online)