Serbia cakton datën e zgjedhjeve

  • 04 May 2020 - 19:30
 Serbia cakton datën e zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen të dielën më 21 qershor.

Vendimi është marrë sot pas një takimi të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e partive politike.

Zgjedhjet ishte dashur të mbahen në prill, por që u shtyen për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)