VV mban mbledhjen e Kryesisë, diskutohet për aktualitetin në vend

  • 04 May 2020 - 21:22
VV mban mbledhjen e Kryesisë, diskutohet për aktualitetin në vend

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën është diskutuar për zhvillimet në vend, ato lidhur me pandeminë dhe ato politike.

“Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi”, thuhet në njoftim.

“Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime”.

(Kosova Sot Online)