E zbulon Profesori i njohur, ja çfarë do të ndodhë pas 29 Majit

  • 05 May 2020 - 07:01
E zbulon Profesori i njohur, ja çfarë do të ndodhë pas 29 Majit

“Si do të kuptohet kjo nga Gjykata është një çështje që do të varet nga epidemia, faktori i brendshëm dhe faktori i jashtëm, kryesisht nga BE dhe SHBA. Këtu nuk mundë të zbehin ndikimin e politikës aktuale në Gjykatë. Këta faktor do të ndikojnë në nxjerrjen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Pa këta faktor rrezikohen që të kemi lëvizje në masë, protesta dhe demonstrata, që mundë të rrezikojnë vendin dhe shëndetin e qytetarëve në Kosovë. Si do të kapen këta faktor është rëndë të thuhet tash, kur kemi një muaj deri në vendim. Të gjithë faktorët qëndrojnë në tavolinë. Besoj se norma kushtetuese dhe gjendja shëndetësore do të mbizotërojnë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.
 

Image
Muhamet Kelmendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka Pezulluar deri në fund të muajit Maj dekretin e Presidentit për kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hotin, por edhe pse kjo Gjykatë duhet të jetë plotësisht e pa varur në vendim marrje ashtu sikur që është e përcaktuar me ligj, respektimin e të cilit po e kërkojnë edhe ndërkombëtar, e ka thënë së fundi edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, njohësi i së drejtës, Muhamet Kelmendi nuk pret që ai vendim final do të jetë krejtësisht profesional, i pa varur dhe i pa ndikuar, qoftë nga ndikimet objektive apo subjektive.
 
“Në Kosovë dhe në organet që janë atje ndikimet janë të mundshme dhe madje edhe kryesore. Qoftë faktori i brendshëm, politika, partitë etj, qoftë faktori i jashtëm, kanë ndikim të dukshëm nëpër gjykata, në tërë sistemin juridik dhe në politikë. Këtej është shumë rëndë të paramendohet rezultati përfundimtar i verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo, për faktin se ndikimet që i përmenda janë të mëdha. E tëra do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe nga raportet dhe interesat e ndryshme, prej asaj se kush dhe sa do të fitoj. Pasojat janë të mëdha. Ka qenë e ditur se ky vendim do të nxirret. Jo pse kemi pavarësi të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, por pse një vendim tjetër, në kohë të pandemisë do të dërgonte vendin në situata të rënda shëndetësore. Nuk është as neni 95, ose neni 82, as një nen që ka sjell pezullimin e tillë. Është ndikimi ndërkombëtar në Gjykatë për të përfituar kohë dhe për të mos rrezikuar gjendjen shëndetësore. Natyrisht se Gjykata kushtetuese ka baza juridiko-kushtetuese për të vendosur.

Faktet flasin për refuzimin e dekretit të Presidentit dhe të mundësisë që LDK me aleatët të formoj Qeveri. Janë disa shkaqe: 1. Mos dhënia e përgjigjes nga VV për mandatarin e kërkuar, 2. Ngutshmëria e Presidentit në lëshimin e dekretit për mandatim të partisë së dytë dhe 3. Baza juridike e nenit 82 për të shkuar në zgjedhje të reja. Kuptohet se juridikisht, duke u mbështetur në logjikën interpretative të normave kushtetuese, atëherë kur subjekti fitues nuk ka kandidat ose nuk e fiton shumicën në Kuvend për Qeveri, shkohet te subjekti tjetër, sipas radhës. Si do të kuptohet kjo nga Gjykata është një çështje që do të varet nga epidemia, faktori i brendshëm dhe faktori i jashtëm, kryesisht nga BE dhe SHBA. Këtu nuk mundë të zbehin ndikimin e politikës aktuale në Gjykatë. Këta faktor do të ndikojnë në nxjerrjen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Pa këta faktor rrezikohen që të kemi lëvizje në masë, protesta dhe demonstrata, që mundë të rrezikojnë vendin dhe shëndetin e qytetarëve në Kosovë. Si do të kapen këta faktor është rëndë të thuhet tash, kur kemi një muaj deri në vendim. Të gjithë faktorët qëndrojnë në tavolinë. Besoj se norma kushtetuese dhe gjendja shëndetësore do të mbizotërojnë”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)