Arrestohen burrat e Mitrovicës, dalin kafiterive

  • 05 May 2020 - 11:56
Arrestohen burrat e Mitrovicës,  dalin kafiterive

Rortohet se Policia e Kosovës se ka iniciuar dy raste në qytetin e Mitrovicës për mosveprim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Rasti i parë është në rrugën “Ulqini” ku Njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur në një lokal të hapur  brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.

Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

Ndërsa, rasti tjetër është në rrugën “Bashkimi Kombëtar” ku policia në një shtëpi private të improvizuar si kafiteri ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.

Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i lokalit është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

(Kosova Sot Online)