Alarmon eksperti i sigurisë: Kosova rrezikohet nëse Gjykata Kushtetuese nxjerr vendim që nuk është në përputhje sistemin kushtetues

  • 05 May 2020 - 13:01
Alarmon eksperti i sigurisë: Kosova rrezikohet nëse Gjykata Kushtetuese nxjerr vendim që nuk është në përputhje sistemin kushtetues

“Është i arsyeshëm dhe i drejtë besimi se Gjykata do të nxjerr vendim në përputhje me sistemi kushtetues që kemi. Mirëpo shqetësimi i lartë pashmangshëm ngritë edhe dyshime, çka nëse Gjykata Kushtetuese nxjerr ndonjë vendim që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues që kemi. Një vendim i Gjykatës që nuk është në përputhje me sistemin tonë kushtetues në fakt paraqet përmbysje të sistemit tonë kushtetues. Dhe shqetësimet e larta pashmangshëm ngrisin dyshimin por edhe dilemën, çka nëse ndodh diçka e tillë”, thotë Xhevat Meha.
 

Image
Xhevat Meha

Eksperti i fushës së sigurisë Xhevat Meha, kërkon që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të jetë e kujdesshme, të mos bëhet shkaktare e destabilizimit të vendit duke dalë mbi ligjin dhe duke rrënuar sistemin kushtetues në vend, me rastin e shqyrtimit të rastit të dekretit të Presidentit Thaçi lidhur me formimin e Qeverisë së re, duke e mandatuar partinë e dytë fituese të zgjedhjeve LDK, dhe kandidatin e saj për kryeministër, pas votimit në Kuvend të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

-Sigurisht se ekziston një shqetësim i madhe rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo me arsye. Polarizimi politik është tepër i madh, dhe epilogu i këtij polarizimi sigurisht ngrit shqetësim për faktin sepse epilogu i drejt ose epilogu jo i drejt do të ketë ndikim të madh në interesat e Kosovës dhe të qytetareve të saj. Është i arsyeshëm dhe i drejt besimi se Gjykata do të nxjerr vendim në përputhje me sistemi kushtetues që kemi. Mirëpo shqetësimi i lartë pashmangshëm ngritë edhe dyshime, çka nëse Gjykata Kushtetuese nxjerr ndonjë vendim që nuk është në përputhje sistemin kushtetues që kemi. Një vendim i Gjykatës që nuk është në përputhje me sistemin tonë kushtetues në fakt paraqet përmbysje të sistemit tonë kushtetues. Dhe shqetësimet e larta pashmangshëm ngrisin dyshimin por edhe dilemën, çka nëse ndodh diçka e tillë”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Xhevat Meha.




“Sigurisht që unë fare nuk e besoj se Gjykata do të nxjerr vendim që do të përmbyste sistemin tonë kushtetues. Mirëpo për të shuar kureshtjen, po jap mendimin tim se çfarë duhet të bëhet në një situatë hipotetike të përmbysjes se sistemit tonë kushtetues. Sigurisht se përmbysësit duhet përmbysur. Por kjo kurrsesi nuk guxon të ndodhë me dhunë. Sistemi ynë shoqëror ka plot mekanizma që përmbysësit eventual të përmbysen me mekanizmat që ofron sistemi ynë kushtetues. Sovrani është sovran, dhe garantuesi i fundit i sistemit tonë kushtetues. E sovrani është qytetari, i cili në këtë rast duhet të marr situatën në dorë dhe përmes mekanizmave brenda sistemit tonë të rikthej në funksion sistemin e përmbysës kushtetues”, thotë eksperti i sigurisë Xhevat Meha.

(Kosova Sot Online )