Rrahman Paçarizi reagon pas përgjigjes së Komisionit të Venedikut

  • 05 May 2020 - 18:03
Rrahman Paçarizi reagon pas përgjigjes së Komisionit të Venedikut

Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit, derisa ka thënë se duhet të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.

Pas kësaj ka reaguar profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, derisa ka thënë se përgjigja ishte e pritur.

Sipas tij, më mirë që nuk është përgjigjur për të mos ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më keq, pasi do të ndikonte për mirë në vendimin e saj.

Postimi i tij i plotë:

Pergjigja e Komisionit te Venedikut ishte e pritur.
Me mire qe nuk eshte pergjigjur per te mos ndikuar ne vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Me keq, pasi do te mund te ndikonte per mire ne vendimin e Gjykates Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)