Goditje e fortë e Pretenit: Të korruptuarit, grusht bashkuar për rrëmimin e shtetit

  • 05 May 2020 - 18:07
Goditje e fortë e Pretenit: Të korruptuarit, grusht bashkuar për rrëmimin e shtetit

"Largimi nga pushteti nuk po i godet vetëm se po mbesin pa tender dhe pa përfitime materiale por frikën kryesore e kanë: Frikën nga hapja e dosjeve që do të dëshmonin për keq bërjen e tyre. E kanë personale, klanore dhe grupore”, thotë ish kreu i Agjencionit Anti-Korrupcion Hasan Preteni.

Duke parë situani në për të cilën po kalon Kosova, pas zgjedhje të 6 tetorit e këndej ndryshimin e madh në skenën politike të Kosovës , ku qytetarët i besuan për herë të parë votën një subjekti politik të pa sprovuar me Qeverisjen e venit në nivelin qendror, më figura të reja dhe të pa korruptuar, ish kreu i Agjencionit Anti-Korrupsion Hasan Preteni thotë se Strukturat e krimit të organizuar janë bërë të pa durueshme dhe po riorganizohen për ta mbajtur pushtetin dhe vazhduar ta kapin shtetin.

Image
Hasan Preteni


“Kjo çka po ndodhë në Kosovë nuk mund të ndodhë në asnjë shtet normal. Negociohet për program dhe për poste për më shumë se 4 muaj e pastaj atë Qeveri e shkatërrojnë nga brenda për 50 ditë. Arsyet ishin banale dhe të pa qëndrueshme. Tani po tentojnë të bëjnë qeveri duke bashkëpunuar me dreqin dhe të birin, po bëjnë kompromise, po i shtojnë numrat e zëvendës kryeministrave, numrin e ministrive, ministrit, zëvendës ministrat e në asnjë moment nuk përmendet programi. Dolën emrat e pretenduesve për ministra dhe emrat e shumë personave që po rrinë gati për të hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Më lejoni të ju rikujtoj një segment nga kaluara jonë e hidhur, kohë për të cilën mendonim se nuk do të kthehet kurrë. Kasapi i Ballkanit në vitin 1989 deklaronte,parafrazim:"Kosova ka me qenë pjesë e Serbisë,me kushtetutë apo pa kushtetutë, me ligje apo pa ligje,me dhunë apo me paqe,ajo do të bëhet pjesë e Serbisë".Edhe tani pas 30 viteve,nuk zgjedhin metoda e as mënyra për të ardhur në pushtet .Largimi nga pushteti nuk po i godet vetëm se po mbesin pa tender dhe pa përfitime materiale por frikën kryesore e kanë: Frikën nga hapja e dosjeve që do të dëshmonin për keq bërjen e tyre. E kanë personale, klanore dhe grupore. Në kohë pandemie, në kohën kur secili nga ne po e ndjen veprimin e shtetit, ku gjithçka menaxhohet mirë dhe me kujdes, ku nuk duhet futur kokën nën tavoline kur flasin liderët tanë. Të artikuluar,të dijshëm, të pa korruptuar dhe të pa shantazhuar. Kosova për herë të parë po e përjeton një lidership të tillë. Qytetarët janë me ta e të gjithë ata që po e kundërshtojnë këtë situatë janë ata keqbërësit që edhe pse të rreshtuar nëpër parti të ndryshme, janë të njëjtë. Të gjithë parametrat në kuptimin global po e dëshmojnë këtë se si askund në botë në Kosovë,situata e pandemisë po menaxhohet si është më se miri. Po menaxhohet i gjithë territori i Kosovës, koordinim i mirë në mes qeverisë dhe komunave, koordinim i mirë ndërministrore, bashkëpunim me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit. Shitoret janë plotë, stimulimi financiar si asnjëherë më parë. Dhe çka. E duan që ata të jenë liderët, ata të menaxhojnë ( menaxhimin e tyre e kemi përjetuar qe 20 vite) Koalicion jo parimor i të gjithë spektrit politik, shumicës së medieve, analistë dhe banalist. Po reagojnë të gjithë ata që po e ndiejnë veten të pa sigurt, të gjithë ata që kanë përfituar nga bordet,nga buxheti dhe nga donatorët-oligarkët e kohës. Kur nuk mëson nga historia je i obliguar ta përsëritësh atë. Ishte kohë lufte, kërkohej mobilizim i përgjithshëm. Në vend të mobilizimit të përgjithshëm disa merreshin me zgjedhje të brendshme, disa me zgjedhje nacionale, disa me luftimin për udhëheqjen e institucioneve humanitare ( Këshillin për Financim dhe Nënë Terezën) isha dëshmitare kur u tentua të refuzohet ndihma për ushtare duke pretenduar se ndihmat janë për civil dhe jo për ushtare. Lufta për liri si dhe lufta për shëndet, luftërat në përgjithësi nuk po i bashkojnë Shqiptarët përkundrazi. Fituesi dihet, populli, si në luftën e parë ashtu edhe në këtë lufte. Por pas kësaj lufte nuk do të ketë garë për ndarjen-uzurpimin e pronës dhe ndarjen e meritave. Do të këtë kohë vetëm për shfryrjen e mllefit ndaj të gjithë atyre që po e bllokojnë këtë luftë”, thotë Hasan Preteni.

(Kosova Sot Online)