Shpërthen eksperti i sigurisë : Qeveritarët e korruptuar dhe të shantazhuar po i falin krimet dhe dëmet e luftës, po i falin edhe territor

  • 06 May 2020 - 06:57
Shpërthen eksperti i sigurisë : Qeveritarët e korruptuar dhe të shantazhuar po i falin krimet dhe dëmet e luftës, po i falin edhe territor

“Çfarë është edhe më e rënda, asnjë mandat i deritashëm qeverisës, nuk e morri seriozisht këtë çështje, dhe jo vetëm që nuk është ngritur padi kundër Serbisë, por nuk është bërë presion as për të kushtëzuar procesin e dialogut të zhvilluar deri me tani. Këto çështje po bëhen po aq të rëndësishme dhe të dhimbshme për popullin tonë, sa që tani Serbia po gjen metoda për akuza ndaj popullit tonë, sikur shqiptarët ta kishin sulmuar Serbinë dhe luftërat të ishin zhvilluar në territorin e tyre, dhe po këta udhëheqës sikur po shihet e kanë ndërgjegjen jo të pastër, kur udhëheqin politika të tilla, sepse jemi dëshmitar që po mundohen me na bindë se për një pajtim me Serbinë, duhemi ti falim edhe Veriun, për njohje reciproke mes vetit”, thotë Hajrullah Tërnava.

Eksperti i fushës së sigurisë

Image
Hajrullah Tërnava

, ka drejtuar akuza të rënda ndaj krerëve të shtetit të Kosovës dhe liderëve të partive politike të cilët edhe pse ishin në pushtet, me rrotacione të ndryshme, asnjëherë nuk arritën të bashkohen dhi ti japin zgjidhje çështjes së krimeve serbe dhe dëmeve të luftës që regjimi serb i ka shkaktuar në Kosovë. Ky reagim i Tërnavës vjen duke parë këta lider politik dhe krerë institucionesh që po i shfrytëzojnë përvjetorët e dhimbshme të datave të masakrave dhe betejave të lavdishme të UÇK-së, që të betohen se një ditë do të zbardhen krimet dhe do të detyrohet shteti serb të përgjigjet për të gjitha. Megjithatë vitet shkojnë e premtimet harrohen, kurse politikanët qëndrojnë në pushtet, bëjnë plane edhe për ti falur krimet serbe, korruptohen e pasurohen.


“Fakti që njëzet vite nga lufta e deri me tani, që u heshtë nga krerët e politikës dhe shtetit të Kosovës, e asnjëherë nuk u veprua që të kërkohet mundësia e përndjekjeve zyrtare të krimeve të luftës serbe, ndaj popullatës sonë, dhe kompensimi i dëmeve të shumta të shkatërrimeve të pasurive të vendit tonë, është një dëshmi e dhimbshme, se kjo i përngjanë një faljes apo amnestimi të heshtur të cilin me mjeshtëri po e fshehin qeveritarët e shantazhuar dhe të korruptuar. Çfarë është edhe më e rënda, asnjë mandat i deritashëm qeverisës, nuk e morri seriozisht këtë çështje, dhe jo vetëm që nuk është ngritur padi kundër Serbisë, por nuk është bërë presion as për të kushtëzuar procesin e dialogut të zhvilluar deri me tani. Këto çështje po bëhen po aq të rëndësishme dhe të dhimbshme për popullin tonë, sa që tani Serbia po gjen metoda për akuza ndaj popullit tonë, sikur shqiptarët ta kishin sulmuar Serbinë dhe luftërat të ishin zhvilluar në territorin e tyre, dhe po këta udhëheqës sikur po shihet e kanë ndërgjegjen jo të pastër, kur udhëheqin politika të tilla, sepse jemi dëshmitar që po mundohen me na bindë se për një pajtim me Serbinë, duhemi ti falim edhe Veriun, për njohje reciproke mes vetit”, thotë Hajrullah Tërnava

Sipas tij, qëllimi i vetëm i këtyre njerëzve në politike ë ne pushtet, mbetet interesi i përfitimit personal e familjar dhe asgjë më tepër.

“Tani kur i analizojmë veprimet e prijësve të partive, e që një kohë të gjatë të gjithë ata i kane shijua postet më të larta shtetërore, duke e qeverisur këtë vend, e duke përfituar, me ato përfitime marramendëse, e sidomos me punësime të familjarëve dhe përfitime tjera në baza të tenderëve e korrupsioneve të ndryshme, dhe tani janë tepër të pasur, shihet se të gjitha sjelljet dhe premtimet ndaj elektoratit në periudhat parazgjedhore kanë qenë kamufllazha dhe mashtrime për interesa elektorale, e sidomos zotimet pompoze të liderëve politik dhe krerëve të shtetit që po i dëgjojmë vazhdimisht edhe tash në përvjetorët e viktimave dhe masakrave të krimit serb, që po shënohen sidomos në këto ditët e fundit, e nëpër të cilat po defilojnë të gjithë zyrtarët e partive politike dhe qeveritarët e deri sotëm”, thotë Hajrullah Tërnava.

(Kosova Sot Online)