Gjetjet e fundit: Koronavirusi i pranishëm në Suedi prej nëntorit?

  • 06 May 2020 - 09:01
Gjetjet e fundit: Koronavirusi i pranishëm në Suedi prej nëntorit?

Agjencia suedeze e shëndetit publik ka njoftuar se raste të koronavirusit në vend mund të jenë shfaqur që në nëntor të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, sipas portalit “Lokal”, Suedia aktualisht nuk po punon në përcaktimin se kur u shfaqën rastet e para në vend.

Agjencia e publikoi komunikatën pasi Franca njoftoi se një burrë ishte infektuar me virusin në vend më 27 dhjetor, disa ditë para se të raportoheshin rastet e para në Kinë.

Pacienti atëherë u diagnostikua me pneumoni, por mostrat e marra më parë tani janë ritestuar dhe kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Burri është shëruar plotësisht dhe raportohet se nuk e di se si u infektua.

Shefi i epidemiologut të Suedisë, Anders Tegnel thotë se është e mundur të ketë pasur të infektuar edhe në atë kohë në Suedi.

“Nuk kishte kurrfarë përhapje jashtë Vuhanit derisa u shfaq më vonë në Evropë, por unë mendoj se mund të gjejmë raste individuale midis udhëtarëve nga Vuhani, të cilët kanë qenë atje në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Kjo nuk tingëllon aspak e çuditshme, por është mjaft e natyrshme”, tha Tegnel.

Rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht i koronavirusit në Suedi është një grua, tek e cila virusi u konfirmua më 31 janar, pas kthimit të saj nga Kina dhe e cila ndërkohë është shëruar.

(Kosova Sot Online)