Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës e mohon që Kurti ka dëshmuar në Hagë: S’ka pranuar kurrë ftesë

  • 06 May 2020 - 15:47
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës e mohon që Kurti ka dëshmuar në Hagë: S’ka pranuar kurrë ftesë

Pretendimet e gazetës serbe ‘Politika’ se kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak muajsh ka dëshmuar në Gjykatën e Hagës me të njejtat fjalë që ka përdorur ish-këshilltair i tij, Shkëlzen Gashi, janë mohuar nga Qeveria.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, në një përgjigje për  Express ka thënë se artikulli i gazetës serbe ‘Politika’ nuk qëndron.

Ai gjithashtu ka treguar që kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar ansjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron”.

Ai ka thënë se për pretendimet e njejta është ngritur edhe padi ndaj ish-deputetit Milaim Zeka.

“Të njejtat pretendimet, duam të rikujtojmë që janë hedhur në publik javë më parë në disa studio televizive në vendin tonë, për të cilat pretendime tashmë është dorezuar padi”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Gazeta serbe ‘Politika’ në një shkrim të publikuar në fillim të majit ka raportuar rreth deklarimeve të bëra nga Shkëlzen Gashi në cilësinë e këshilltairt të kryeministirt rreth vrasjeve të civilëve serbë nga individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke u thirrur në burime brenda Prishtinës e njejta gazetë shkruan se “Shkëlzen Gashi ka ripërsëritur vetëm fjalët me të cilat para pak muajsh ka dëshmuar Kurti në Gjykatën e Hagës”.

Dekrlaimet e Gashit për individë të UÇK’së kanë rezultuar me shkarkimin e këtij të fundit nga Albin Kurti pas presionit të madh të shkaktuar nga reagimi publik.

(Kosova Sot Online)