Shkollat në Kosovë mund të mos hapen deri në shtator, OBSH paralajmëron për rreziqet

  • 06 May 2020 - 16:07
 Shkollat në Kosovë mund të mos hapen deri në shtator, OBSH paralajmëron për rreziqet

Në Kosovë shkollat mund të mos hapen deri në muajin shtator. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithëkëtë, nga OBSH po paralajmërojnë për rrezikun e hapjes së shkollave në vend. Shefja e OBSH’së në Kosovë, në një lidhje direkte për  Express, ka deklaruar se shkollat në vend nuk i kanë kushtet e duhura për të mbajtur mësim në këto kohë. Thotë se në klasat kosovare distanca sociale është shumë e vështirë për tu mbajtur. Kjo ngase shumica nga klasat i kanë nga 40 nxënës.

“Sa i përket kthimit të shkollave, për shkak të numrit të madh, ndoshta duhet me shty edhe për disa kohë kthimin. Shtetet të cilat i knaë hapur shkollat nuk kanë më tepër se 10 fëmijë në klasa, e ne në Kosovë i kemi deri në 40 fëmijë në klasa.  Ne mund të këshillojmë Ministrinë e Arsimit dhe Institutcionet e tjera e mandej të marrim hapa të përbashkët. Deri diku tash procesi mësimor online po kryhet me sukses. Duhet të kemi shumë kujses në hapjen e shkollave gjatë muajit maj dhe qershor”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)