Britania shënon 449 viktima të koronavirusit për 24 orë vetëm në spitale

  • 06 May 2020 - 16:18
 Britania shënon 449 viktima të koronavirusit për 24 orë vetëm në spitale

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Britaninë e Madhe nga koronavirusi kanë vdekur 449 persona. Në këtë shifër përfshihen vetem vdekjet që kanë ndodhur në spitale, por jo edhe ato që janë shënuar në shtëpitë e të moshuarve.

Prej 449 të vdekurve në spitale, 331 raste u shënuan në Angli, 83 në Skoci, 21 në Uells dhe 14 në Irlandën Veriore. Qeveria pritet ta publikojë shifrën zyrtare më vonë gjatë ditës, ku do të përfshihen edhe vdekjet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera.

Shifra e re u publikua pas kryeministri Boris Johnson tha se synim i autoriteteve shëndetësore është që ta rrisin kapacitetin e testimeve në 200 mijë në ditë deri në fund të këtij muaji, shkruan “Metro UK”.

Shefi i qeverisë britanike u kthye për të raportuar në Dhomën e Ulët për herë të parë që nga shërimi prej koronavirusit dhe u përball me kryetarin e Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer.

Laburisti Starmer e akuzoi kryeministrin Johnson për punë të dështuar të qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Ndryshe, mjekët britanikë të mërkurën kërkuan hetim publik për trajtimin që ia ka bërë qeveria pandemisë për të zbuluar pse ky shtet është më i godituri në Evropë nga sëmundja e re.

(Kosova Sot Online)