Grubi: Institucionet kosovare të mos përzihen në zgjedhjet e Maqedonisë

  • 06 May 2020 - 19:13
 Grubi: Institucionet kosovare të mos përzihen në zgjedhjet e Maqedonisë

Marr parasysh lidhshmërinë e liderit të VV-së Albin Kurtit me partitë opozitare shqiptare në Maqedoni dhe mbështetjen që i dha kandidatit për president në Maqedoni Blerim Rekës, deputeti i BDI-së Artan Grubi pret që një gjë e tillë të mos përsëritet edhe në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë që pritet të mbahen muajt e ardhshëm.

Grubi thotë Kosova ka shumë punë për të bërë brenda shtetit të saj dhe se nuk duhet të përzihet tek vota e shqiptarët të Maqedonisë së Veriut, pasi që ata vetë e dinë se çka është më mirë për të ardhmen e tyre.

“Sa i përket ndërhyrjeve nga Kosova ose nga Shqipëria në zgjedhjet e Maqedonisë, nuk e besoj që institucionet kosovare do ta shohin të nevojshme që të ndërhyjnë në vullnetin e qytetarëve shqiptarë të RMV-së. Ato kanë shumë punë për të bërë në vendet e tyre dhe e respektojnë përcaktimin politik të shqiptarëve të cilët jetojnë këtu sepse shqiptarët kanë treguar se nuk gabojnë edhe kur përcaktohen politikisht në Maqedoni por edhe kur duhet të i ndihmojnë Kosovës dhe Shqipërisë” tha Grubi për media.

(Kosova Sot Online)