Abdixhiku i gëzohet rënies së rasteve me Covid-19: Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë

  • 06 May 2020 - 22:46
 Abdixhiku i gëzohet rënies së rasteve me Covid-19: Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku duke komentuar situatën momentale me COVID19 dhe uljen e rasteve pozitive në të njëjtën kohë rritjen me të shëruar ka thënë se ky është grafikoni më i bukur që ka parë ndonjëherë.

Ai ka thënë se rezultatet e tanishme janë pasqyrë e vërtetë dhe këtij rezultati duhet t’i gëzohemi të gjithë, sepse është i të gjithëve.

‘’Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë. Dhe i fundit për Covid 19. Numri i rasteve aktive është në rënie të lirë. Rënia duket se është shumë më e shpejtë se ngritja; prandaj dalja nga vala e parë duket e poashtu e shpejtë. Të nisim me rimëkëmbje menjëherë.’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Ndonëse nga kjo perspektivë gjërat shihen më lehtë, ndjejë jashtëzakonisht lehtësim për fundin e një tensioni të vërtetë. Kemi humbur mjaftë; kemi nevojë për një shënim të mirë. Ditën që shënuam 73 raste të reja në ditë, ishim të dërrmuar. Jo pak komentatorë e panë si mundësi për tallje e goditje. Thuajse kjo betejë ishte selektive, e disave, jo e të gjithëve. Janë disa gjëra që thjeshtë s’përdoren për betejë. Rezultatet e tanishme janë pasqyrë e vërtetë; dhe këtij reuzultati duhet t’i gëzohemi të gjithë. Sepse është i të gjithëve.’’, shtoi ai.

Tutje ai bën thirrje që të respektohen rekomandimet e profesionistëve të cilët, sipas Abdixhikut, ishin udhërrëfyesit të vërtetë.

(Kosova Sot Online)