Çfarë thojnë nga zyra e emisarit amerikan Grenell, për letrën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti

  • 07 May 2020 - 11:44
Çfarë thojnë nga zyra e emisarit amerikan Grenell, për letrën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Lidhur me këtë letër të Kurtit në drejtim të zv.presidnetit amerikan Pence të mëkurën ka kontaktuar zyrën e emisarit të Trump, Richard Grenell, për t’i pyetur nëse janë në dijeni të një komunikimi të tillë të Kurtit me njeriun e dytë të administratës së Trump.

Dick Custin, zëdhënësi i Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se asnjëherë s’i komentojnë komunikimet personale diplomatike.

“Ne asnjëherë nuk komentojnë për çfarëdo komunikimi personal diplomatik i cili mund ose s’mund të ekzistojë”, thuhet në përgjigjen e Custin.

Për letrën e Kurtit drejtuar Pence sot ka folur gjithashtu edhe kreu i shtetit, Hashim Thaçi.

Presidenti ka thënë se Kurti mund t’i shkruaj kujtdo që dëshiron, por sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin realitetin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës ka pasur gjithmonë besim në përkushtimin dhe rolin e SHBA-së.Nuk janë me rëndësi deklarimet e Beogradit, sa është me rëndësi uniteti. Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar, nuk i kam pasur nëpër duart e mia. Është e lirë që t’i shkruajnë kujtdo çkado, nuk e kam ndërmend të merrem me këto letra. SHBA-ja e njeh realitetin në Kosovë shumë mirë dhe të gjithë të tjerët” është shprehur sot presidenti Thaçi në një konferencë për media.

Që nga ulja e Kurtit në karrigen e kryeministrit përplasjet e tij me presidentin Hashim Thaçi rreth asaj se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë kanë qenë të vazhdueshme.

Kurti kishte propozuar një ekipë për dialogun, duke e vendosur veten në krye, mirëpo një gjë e tillë nga presidenca ishte interpretuar vetëm si një dëshirë e Kurtit.

(Kosova Sot Online)