Mesazhi kërcënues: Largo fëmijët nga ashensori, mos shko më në punë, do na sjellësh virusin në pallat!

  • 07 May 2020 - 12:31
Mesazhi kërcënues: Largo fëmijët nga ashensori, mos shko më në punë, do na sjellësh virusin në pallat!

Në fillim një pusullë e futur në kutinë e postës: “Këtu jetojnë të moshuar, kujdes! Mund ta marrësh prapë Covid 19! Mos shko më në punë ‘ Ky mesazh i drejtohej një mjeku , i cili ka dy fëmijë të vegjël dhe ka një pozicion të spikatur brenda një azili pleqsh mjaft të njohur në Milano.

Disa ditë kalojnë nga pusulla në fjalë, dhe të hënën gjen një mesazh tjetër: “Mbajini fëmijët në shtëpi, larg oborrit dhe ashensorit”. Dhe kjo e ka tronditur doktorin milanez: Ata na përshkruan si superheronj, befas bëhemi faktorë që përhapim virusin?” arsyeton hidhur ai.

«Ne jemi profesionistë në shërbim të komunitetit – shton ai – dhe në të njëjtën kohë edhe burime të mundshme të infektimit. Por ne i dimë më mirë se kushdo tjetër masat paraprake për t’u përdorur. Ne gjithmonë mbajmë doreza dhe maska, qëndrojmë në një distancë të sigurt. Nuk kam ndërmend të tallem me frikën e të tjerëve, por dua të jem i qartë: ato janë frika iracionale. Nëse izolohen familjet, kjo gjithashtu mund të çojë në vështirësi më të mëdha në kontrollin e infeksionit. Kjo mund t’i shtyjë njerëzit drejt fshehjes së sëmundjes, ose të mos kërkoni ndihmë menjëherë, për të shmangur diskriminimin e mundshëm », thote mjeku milanez qe tani ka nisur t’i ruhet fqinjeve kur del per ne pune.

(Kosova Sot Online)