Kurti takon Abbotin, flasin për situatën me COVID-19 dhe për situatën ekonomike

  • 07 May 2020 - 17:51
 Kurti takon Abbotin, flasin për situatën me COVID-19 dhe për situatën ekonomike

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nocholas Abott, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës aktuale në vend dhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kurti në këtë takim ka njofutar ambasadorin Abott me rënien e numrit të personave të infektuar me COVID-19 dhe me numrin e madh të personave të cilët po shërohen nga virusi.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeminsitrisë.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar për efektet negative të pandemisë në ekonominë e vendit dhe për masat që Qeveria ka marrë për zbutjen e efekteve negative dhe për rimëkembjen ekonomike.

“Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë finaciare”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

(Kosova Sot Online)