Akuzon ish agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi me të korruptuarit e partive të inkriminuara po e përdorin tragjedinë e Agon Musliu për poenë politike

  • 07 May 2020 - 18:04
Akuzon ish agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi me të korruptuarit e partive të inkriminuara po e përdorin tragjedinë e Agon Musliu për poenë politike

“Vetëvrasje kanë ndodhur edhe më parë, do të ndodhin edhe shumë kohë, dhe po ndodhin në tërë botën, e askush, bash askush nuk po ju kërkon shtetasve të tyre dorëheqje ose përgjegjësi përkundrazi, po përkrahen nga opozita për ta luftuar së bashku pandeminë siç ishte rasti në Portugali e shumë shtete tjera, pos në Kosovë që po gjëmojnë këta krokodilët, milionerët e politikës së sotme. Kjo është turp, kjo tregon se këta njerëz politikan të korruptuar qe 20 vite në pushtet nuk kanë turp, se poshtërsia dhe uria e tyre për para dhe pushtet nuk njeh kufi. E dirigjent i kësaj dhe orkestrës së kurdisur janë Thaçi , Veseli, Mustafa, Ramushi, Limaj dhe Pacolli”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Njohësi i fushës së sigurisë Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, ish pjesëtar i policisë së Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj fushës që kanë nisur partitë politike dhe zyrtar të shtetit të pozicionuar kundër Qeverisë Kurti, lidhur me rastin tragjik të 26-vjeçarit, Agon Musliu nga Gjilani, i cili vdiq para pak ditësh si pasojë e hedhjes nga kati në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila është shndërruar në objekt karantinë për qëndrim dy javor, derisa të bëhen testet dhe analizat, për qytetarët që vijnë nga shtetet tjera gjatë kësaj periudhe kohore të pandemisë.

Miftari ka thënë se politika është duke e keqpërdorë në mënyrën më të paturpshme këtë rast për poenë politike, duke i shndërruar zyrat e partive politike në Gjykatore, në vend se ti lihet fushëveprim i lirë hetuesisë që ta realizon detyrën e vetë ligjore, në mënyrë të pa varur dhe të pa ndikuar. Miftari thotë se dhembja për këtë rast tragjik e ka prekur gjithë Kosovën por nuk duhet abuzuar me të për interesa politike sepse deri më tani, si fenomene të ngjashme depresioni, kemi pasur me dhjetëra raste të vetëvrasjeve edhe të ish veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-s, për shkaqe ekonomike e sociale, dhe askush nuk është marr me trajtimin e tyre por janë raportuar kalimthi dhe përcjell në heshtje. Miftari thotë se ky rast tragjik po tregon se sa e pa turpshme dhe e pa dinjitet është politikë kur është në pyetje përfitimi në fatkeqësinë e tjetrit, akoma pa e dhënë drejtësia fjalën e vetë të fundit dhe të bazuar në fakte.

Image
Naim MIftari

“Keqpërdorimi me fatkeqësinë e vetëvrasjes të një të riu dhe përfshirja e familjes e të ndjerit në lojna të ndyta politike, nuk i bënë nder as familjes dhe askujt. Këtu po shihet ashiqare qëllimi i PDK,LDK,AAK,NISMES,AKR-s që ta zhvlerësojnë arritjen e suksesit të Qeverisë Kurti në parandalimin e pandemisë globale COV19 ku Kosova ka numrin më të vogël në regjion për nga vdekjet nga kjo pandemi. Sulmet që janë duke u bërë lidhur me rastin tragjik, me të cilin është duke e ndarë dhimbjen e gjithë Kosova, si rast i vetëvrasjes, po bëhet me qëllim që te sulmohet ministri Arben Vitia dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe këto janë sulme të koordinuara dhe të orkestruar me motive tepër të ulëta politike”, thotë Naim Miftari.

Sipas Miftarit, Karantina është obligim ligjor për të parandaluar zgjerimin me infeksionin e virusit Covid-19 dhe nuk është Burg ku qytetarët dërgohen me dënim nga gjykata por është vetëm masë parandaluese që të izoluarit të jenë të sigurt, të mos e përhapin virusin COV-19, nëse ata janë të infektuar me të, së parit në familjet e tyre e pastaj edhe më gjerë. Ai thotë se ky rast po abuzohet politikisht dhe po orkestrohet sipas dirigjimit që po bëhet nga qendra e PDK-së dhe Hashim Thaçi, por edhe partitë tjera politike të rreshtuara kundër Qeverisë Kurti e cila sa më shumë që mbetet qeveri në detyrë, aq më shumë do i zbulon skandalet dhe abuzimet e atyre që deri dje ishin në pushtet. “Qëllimi i Thaçit me kompaninë e tyre nga PDK,LDK,AAK e PSD është vetëm fushatë kudër Qeverisë Kurti të cilën me çdo mënyrë po tentojnë ta etiketojnë ta zhvlerësojnë dhe për këtë janë duke bërë luftë speciali kundër LVV-së pasi po parashohin rrezik nga kjo parti e cila akoma është në pushtet dhe po i zbardhë aferat e tyre. VETËVENDOSJE paraqet rrezik për qeverisjet e kaluara sepse po jua zbulon interesat e tyre financiare që i kanë siguruar, privilegjet jo ligjore nga qeveritë e kaluara, duke filluar nga terminalet e djemve të Isa Musafës nga terminalet e Sami Lushtakut, Daut Haradinajt e Fatmir Limes...e janë mijëra biznese e gjëra të tjera jo ligjore që i kontrollojnë bosët e këtyre partive politike që për 20 vite rregullisht e kanë plaçkitur sistematikisht vendin tonë dhe ku kanë ndodhur me qindra vetëvrasje e vrasje por kurrë këto parti që sot po kakarisin për përgjegjësi, e gjatë qeverisjes së tyre nuk dhanë as një llogari të vetme. Mos të harrojmë se nga viti 2000 vetëm dy veta kanë dhënë përgjegjësi politike edhe pse vetë nuk kanë qenë fajtor, e ai është Fatmir Rexhepi i LDK-së, ish ministër i MPB kur UMIKU vrau dy protestues të LVV dhe Xhelal Sveçla i LVV-së sa ishte shef i inspekcionit të Prishtinës kur u mbytën në një pus disa të rij se kurrë asnjë parti, asnjë zyrtar nuk ka dhënë përgjegjësi deri sot me dorëheqje si përgjegjësi morale’, thotë Naim Miftari.

Ata që po bëjnë politik me këtë rast tragjik sipas Miftarit, nuk janë gjë tjetër veç se hiena të krimit të organizuar që kanë kësyer kapjen e shtetit, sepse rastet e vetëvrasjeve të ngjashme, si pasojë depresioni, madje janë shtuar akoma më shumë në nivel botëror për shkak të pandemisë, por po menaxhohen në mënyrë të qetë dhe pa përfitime për interesa politike sepse po i prekin të gjitha shtresat e popullatës.

“Këto hienat që sot qesin lot krokodili bëjnë pazar me fatkeqësinë e një të riut që bëri vetëvrasje, por të mos harrojmë se në SHBA, Rusi, Zvicër e shumë shtete tjera ndodhin me qindra e mijëra raste të tilla, jo vetëm civilët por edhe vetë mjekët po bëjnë vetëvrasje, pasi kjo pandemi në tërë botën ka lënë edhe pasoja të frikshme psikike të miliona njerëzve. Vetëvrasje kanë ndodhur edhe më parë, do të ndodhin edhe shumë kohë, dhe po ndodhin në tërë botën, e askush, bash askush nuk po ju kërkon shtetasve të tyre dorëheqje ose përgjegjësi përkundrazi, po përkrahen nga opozita për ta luftuar së bashku pandeminë siç ishte rasti në Portugali e shumë shtete tjera, pos në Kosovë që po gjëmojnë këta krokodilët, milionerët e politikës së sotme. Kjo është turp, kjo tregon se këta njerëz politikan të korruptuar qe 20 vite në pushtet nuk kanë turp, se poshtërsia dhe uria e tyre për para dhe pushtet nuk njeh kufi. E dirigjent i kësaj dhe orkestrës së kurdisur janë Thaçi , Veseli, Mustafa, Ramushi, Limaj dhe Pacolli”, thotë Naim Miftari.

(Kosova Sot Online)