Rritet dhuna në familje në kohë pandemie

  • 07 May 2020 - 20:35
 Rritet dhuna në familje në kohë pandemie

Rritja e dhunës në familje po shihet si fenomen shqetësues, 169 raste vetëm në muajin mars.

Pandemia COVID 19 ka mbyllur shumicën e qytetarëve në shtëpi.

Por, mbase ky izolim solli një problem tjetër në shoqëri.

Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe të karantinimit në shtëpi, është rritur edhe numri i rasteve të dhunës në familje.

Sipas policisë së Kosovës, vetëm në muajin mars prej kur u shfaq rasti i parë me virusin korona, janë raportuar 169 raste të dhunës në familje, pak më shumë se 2 muajt e parë të vitit.

Rastet kanë vazhduar të shtohen edhe në muajin prill.

E shumë prej atyre që kryen këtë vepër përfunduan në zyrat e organeve të drejtësisë.

Nga Gjykata Themelore e Prishtinës thonë se që nga data 13 mars e deri më 7 maj, janë trajtuar 48 raste të dhunës në familje, dhe pothuajse të gjithë kanë përfunduar në paraburgim.

E ky fenomen po shihet si mjaftë shqetësues nga sociologu Ferdi Kamberi.

Sipas tij, ka disa arsye se pse ky numër është rritur.

Kamberi thotë se kjo mund të sjellë pasoja të mëdha në rininë e Kosovës.

Ndryshe në vitin 2019 janë raportuar 1.915 raste të dhunës në familje.

(Kosova Sot Online)