E zbulon profesori njohur: Bashkimi Evropian po bllokon marrëveshjen për ndryshim kufijsh mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

  • 08 May 2020 - 13:25
E zbulon  profesori njohur: Bashkimi Evropian po bllokon marrëveshjen për ndryshim kufijsh mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

“BE është e qartë, s’ka ndryshim të kufijve, prandaj kjo është pozitive. Por pikëpyetja më e madhe mbetet si të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi? Në këtë pyetje s’mund të gjendet akoma përgjigje në Kosovë. Ka shumë patriot por s’kanë zgjidhje. Kosova duhet të gjej një zgjidhje apo marrëveshje së bashku me Serbinë, ose të dy palët do të mbetemi te izoluar nga BE, tash zgjidhja duhet të gjendet që të pajtohen palët, një zgjidhje duhet të ndodhë. Për këtë arsye janë institucionet e nëse nuk kanë guxim që ti qasen këtij problemi atëherë mos ta marrin në qaf popullin pa liberalizim të vizave e pa perspektivë euro atlantike. Kosova nuk mësoj asgjë nga rasti i Maqedonisë me Greqinë, deri u arrit një marrëveshje. Këta janë plotësisht të pa aftë të merren me këtë problem e prandaj shtyhen ndërmjet vete, krijojnë panik deri në probleme të mëdha politike”, thotë profesori Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Derisa zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian, dhe njohës të zhvillimeve ndërkombëtare, vazhdojnë të flasin se si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, tani me e kanë ta harmonizuar dhe të gatshme marrëveshjen dy paleshe për normalizim dhe njohje, qoftë ajo edhe me opsionin e ndryshimit të kufijve në favor të shtetit serb, partitë politike në Kosovë kanë prodhuar krizë institucionale dhe po vazhdon të mbetet pezull tema e vazhdimit dhe finalizimit të dialogut me Serbinë. Mirëpo James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se marrëveshja mes Thaçit e Vuçiçit parimisht është e arritur, prandaj më lehtë e ka të merret vesh Aleksandër Vuçiq me Thaçin, sesa me Merkelin, sepse Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit. “Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyre. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper. E këtë deklaratë të zyrtarit amerikan, njohës të çështjeve të Ballkanit, e ka analizuar dhe komentuar profesori universitar Blerim Burjani, sipas të cilit kjo deklaratë e zbulon procesin e fshehtë dhe jo transparent të bisedimeve të zhvilluara përmes të cilit Thaçi dhe Vuçiq të cilët i janë afruar finales së procesit, por që nuk po mbështete nga BE-ja.

“Tema e kontroverse është çështja se a ekziston a jo një marrëveshje e tillë për shkëmbime territoriale, Thaçi dhe Vuçiq, qe një kohë të gjatë dyshohet se kanë bërë një marrëveshje përfundimtare dhe finale, ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë çështje. SHBA dhe Grenel tregojnë se nuk ka marrëveshje kurrfarë Kosovë-Serbi, por tash nuk dihet se realisht kush e ka bërë pra këtë marrëveshje ose së paku kush e ka negociuar një marrëveshje apo kush e ka ndihmuar të arrihet në mes palëve. SHBA-të pohojnë se nuk kanë dorë në një marrëveshje të tillë, dhe këtu i kanë vënë pikë kësaj teme, përderisa anë e këndë spekulohet ose dihet diçka në këtë drejtim apo dikush din për një marrëveshje të tillë. Deri tash kishte vetëm debate të shumta në Kosovë për këtë çështje. Pa kënaqësitë janë rritur si rezultat i spekulimeve dhe po vazhdon të jetë pik e vlimit politik në vend. Kjo po ndodhë për shkak të jo transparencës. Pra nuk ka transparencë fare, ka përplot probleme të kësaj natyre. Në anën tjetër për shkak të taksës dhe mbylljes së bisedimeve dy qeveri u rrëzuan. Mundë të ndodhë që edhe e treta mund të shkarkohet nëse nuk e heq taksën. Pra diçka mundë të ketë , ndonjë koncept apo përshkrim të një marrëveshje të mundshme ose ka linja të përgjithshme të shkruara që duhet të negociohen, prandaj Grenell garanton se nuk ka marrëveshje në mes palëve në mënyrë konfidneciale”, thotë Blerim Burjani.

“BE është e qartë, s’ka ndryshim të kufijve, prandaj kjo është pozitive. Por pikëpyetja më e madhe mbetet si të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi? Në këtë pyetje s’mund të gjendet akoma përgjigje në Kosovë. Ka shumë patriot por s’kanë zgjidhje. Kosova duhet të gjej një zgjidhje apo marrëveshje së bashku me Serbinë, ose të dy palët do të mbetemi te izoluar nga BE, tash zgjidhja duhet të gjendet që të pajtohen palët, një zgjidhje duhet të ndodhë. Për këtë arsye janë institucionet e nëse nuk kanë guxim që ti qasen këtij problemi atëherë mos ta marrin në qaf popullin pa liberalizim të vizave e pa perspektivë euro atlantike. Kosova nuk mësoj asgjë nga rasti i Maqedonisë me Greqinë, deri u arrit një marrëveshje. Këta janë plotësisht të pa aftë të merren me këtë problem e prandaj shtyhen ndërmjet vete, krijojnë panik deri në probleme të mëdha politike. Esenca është se nuk janë të gatshëm për këtë punë as nga LVV-ja. Andaj të gjithë po luajnë me letra për të marr vota, e nuk i duket askujt punë e madhe që Kosova do të jetë edhe për shumë kohë jashtë BE-së e NATO-s. Kjo është e çuditshme, kjo e izolon Kosovën edhe për 10 vjetët e ardhshme nga zhvillimet euro atlantike. Pra më mirë është të ulen bashkë e të gjejnë një marrëveshje për çka janë e mos ta shqetësojnë popullin me pa aftësinë e tyre”, thotë Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)