Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që dyshohet se dhunoi sek*ualisht të miturën në Viti

  • 08 May 2020 - 16:05
 Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që dyshohet se dhunoi sek*ualisht të miturën në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se i pandehuri më 13 prill i kishte dhunuar seksualisht të miturën 16 vjeçare. 

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11h, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare, në atë mënyrë që pasi njoftohen përmes rrjetit social ‘’Snapchat’’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

 Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill 2020.

(Kosova Sot Online)